Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ferrari nuk preferohet as te Levante, Sadiku sërish në tribunë

Armando Sadiku u largua nga Legia e Varshavës, për të gjetur më shumë hapësira te Levante, në La Liga, por duket se po ndodh e kundërta. Ndonëse sulmuesi kuqezi po stërvitet rregullisht, për herë të dytë radhazi është lënë në tribunë nga trajneri i Levantes.

Kështu, pas ndeshjes me Realin, edhe në derbin me Valencian, Sadiku do të duhet të shikojë ndeshjen si tifoz, ndërsa debutimi duket ende i largët. “Një Ferrari nuk mund të lihet në garazh”, tha Sadiku pasi mbërriti te Levante, por duket se as trajneri Juan Ramon Lopez Muniz ‘nuk e ka shumë qejf shpejtësinë’.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...