Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Ferit Keta mposht me knock out rivalin dhe shpallet kampion

Ferit Keta fitoi titullin kampion gjerman, në peshën “Cruiser”. Boksieri shqiptar sfidoi 31-vjeçarin gjerman Toni Thes, në ndeshen e 9, të karrierës së tij, duke fituar me Konck out teknik. Boksieri nga Bulqiza e fitoi duelin brenda 4 raundeve, duke hedhur në tokë kundërshtarin dhe dalë triumfator nga ringu.

Vetëm dy muaj pas titullit gjerman të fituar në kikboks, Ferit Keta bëhet gjithashtu kampion i vendit teuton edhe në boks, në peshën “Cruiser”, pra peshën deri 90.7 kg.

Ky ishte vetëm takimi i 9 në boks për 29-vjeçarin dhe natyrisht që konsiderohet një arritje e madhe, duke patur parasysh që sportisti shqiptar ka filluar ndeshjet në boksin profesionist vetëm 20 muaj më parë. Ndeshja u zhvillua në Gjermani dhe ky ishte takimi i 8 që Ferit Keta zhvillon në këtë shtet, pas duelit të debutimit me serbin Haris Calakoviç në muajin shkurt të vitit të kaluar, në Tiranë në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.

Vetëm katër muaj më parë 29-vjeçari fitoi titullin europian në ISKA, në kikboks ndaj holandezit Rochel Gumuljo dhe gjerdanin e artë në atë takim ia dha i madhi Luan Krasniqi. Vlen të përmendet fakti që në sportin e boksit Ferit Keta nuk njeh asnjë humbje, duke fituar 9 nga 9 ndeshjet e zhvilluara, madje pjesën më të madhe, me knock out.

Titulli në kategorinë “Cruiser” ishte vakant dhe dueli i fundit për brezin e kësaj peshe në boksin gjerman, është fituar nga Adam Deines, pasi mposhti në ‘Erdgass Arena’, në Sachsen-Anhalt, boksierin tjetër Bjoern Blaschke.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...