Kombetare

Femrat humbin sërish, një shqiptare na ndëshkon 2 herë

Kombëtarja shqiptare e femrave ka pësuar një tjetër humbje, në eliminatoret e Kupës së Botës, teksa është mposhtur 5-1 nga Zvicra. Vajzat e Grimës janë munduar të rezistojnë disi në pjesën e parë, por në të dytën janë dorëzuar totalisht ndaj kundërshtarit dhe kanë pësuar humbjen e dytë brenda 4 ditëve, pasi u mposhtën 1-4 nga Polonia në ‘Loror Boriçi’.

Zviceranet kaluan të parat në avantazh, në minutën e 8’, me anë të sulmueses me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili, ndërsa vajzat e Grimës barazuan rezultatin në të 29-ën, me anë të Krasniqit. Gjithsesi, Zvicra gjeti sërish epërsinë në minutën e 35-të, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe 3 gola të tjerë.

Sulmuesja me origjinë nga Kosova, Florijana Ismaili ishte protagonist në këtë takim, pasi ‘uroi’ me një dy-golësh shqiptaret, në festën e pavarësisë.

Kombëtarja Shqiptare e femrave është në vendin e fundit në grup, pasi ka zhvilluar 5 takime, të cilat i ka humbur të gjitha. Vlen të theksohet, se shqiptaret kanë shënuar vetëm 3 gola, ndërsa e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e tyre plot 19 herë.

To Top