Roger Federer u shpall fitues në turneun zviceran të tenisit, ATP Bazel. Tenisti zviceran, numri 2 i botës mposhti në finale argjentinasit Del Potro, me rezultatin 2-1.
Seti i parë shkoi në favor të argjentinasit, që fitoi 7-6, por më pas Federer fitoi dy setet e tjera me rezultatet 6-4 dhe 6-3.