Tenis

Federer nuk toleron asgjë, fiton pa probleme edhe ndaj Cilic

3 ndeshje dhe 3 fitore për Roger Federer në grupin B të Atp World Tour Finals, turneut të 8-të tenistëve më të mirë të Botës, që po zhvillohet aktualisht në Londër dhe po transmetohet direkt në Supersport. Edhe pse i kualifikuar, Roger Federer nuk toleroi aspak as në ndeshjen e fundit në grup duke mposhtur 2-1 me sete kroatin Marin Cilic i cili ishte eliminuar që përpara kësaj sfide. Veterani zviceran po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe me tërheqjen e Nadal është favoriti i madh për të triumfuar në turneun e 8-të më të mirëve të Botës. Në gjysmëfinale Federer me shumë gjasa do të ketë përballë fituesin e çiftit Dominic Thiem-David Goffin.

 

To Top