Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer – Nadal, dueli i përjetësisë në Tenis

Shanghai i dhuroi historisë së tenisit modern episodin e 38-të të rivalitetit më të bujshëm dhe më me sharm mes Roger Federer dhe Rafael Nadal, me zvicëranin që shënoi fitoren e tij të 15-të ndaj rivalit të madh dhe të kartërtën brenda vitit. Edhe pse ky sezon konsiderohet si më i miri në të gjithë karrierën e spanjollit pas vitit 2010, sërish Nadal ka shënuar 4 humbje në të katër përballjet me Federer. Gjithsesi, nuk duhet harruar fakti se gjatë sezoneve të shkuara, të shkëlqyera për Federer, i cili dominonte fushat e tenisit botëror, më saktësisht nga 2004 deri në 2009, Nadal ishte ndër të vemtit që i linte zvicëranit shijen e hidhur të disfatës. Nëse në ato kohë Federer humbiste rregullisht përballë spanjollit, sot raporti i dominimit flet në favor 36-vjecarit nga Bazeli. Roger tregoi një formë shumë të mirë fizike pavarësisht moshës, duke shënuar finalen e 143-të në karrierë nga të cilat ka fituar 94. Gjigantët e tenisit deri në fund të karrierës duket se premtojnë të vendosin rekorde të reja falë formës së mirë që po kalojnë. Sidoqoftë, për finalen sezonale janë 5 pjesëmarrës të sigurtë Nadal, Federer, Zverev, Thiem dhe Cilic. Në garë për tre vendet e fundit janë, Dimitrov, Goffin dhe Carreno Busta, ndërkohë që është plotësuar dhe panorama e pjesëmarrëseve në finalen e WTA, ku në rend alfabetik do të sfidohen për titullin e fundvitit, Simona Halep, Garbine Muguruza, Karolina Pliskova, Elina Svitolina, Venus Williams, Caroline Wozniacki, Jelena Ostapenko dhe Caroline Garcia.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...