Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer mposht Sock, e nis me fitore turneun e 8 më të mirëve

Roger Federer e fillon me fitore aventurën e tij në turneun përmbyllës të tetë tenistëve më të mirë të sezonit, që startoi të dielën pasdite në kryeqytetin britanik, teksa mundi në vetëm dy sete tenistin nga Shtetet e Bashkuara Jack Sock. Veterani zviceran që e ka fituar 6 herë turneun ATP World Tour Finals, më shumë se çdo tenist tjetër në historinë e gjithë këtij aktiviteti, hoqi dorë enkas nga Mastersi i Parisit për të shmangur problemet në shpinë, e njëkohësisht për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë, për një turne të tillë, që përbën gjithashtu edhe objektivin kryesor në këtë pjesë të fundit të sezonit. Pas mungesës së detyrueshme të vitit të kaluar, Roger Federer u rikthye plot vrull në O2 Arena, duke mundur pastër 25-vjecarin nga Nebraska, në një takim që zgjati diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë. Tenisti amerikan e siguroi pjesëmarrjen në Londër në mënyrë fenomenale, pikërisht të dielën e kaluar, teksa la prapa në klasifikim spanjollin Pablo Carreno Busta, pas suksesit të parë në karrierë në një turne Masters, gjë që i mundësoi gjithashtu edhe ngjitjen mes dhjetë tenistëve më të mirë të botës.

Emocionet natyrisht influencuan që në lojën hapëse, pasi 36 vjecari nga Baseli siguroi menjëherë një game me break, dicka që deri diku edhe pritej, sepse Federer me zgjuarsi pasi fitoi shortin i dha turnin e shërbimit pikërisht tenistit nga Shtetet e Bashkuara. Numri 9 i botës që nuk kishte fituar as set në tre përballjet ndërmjet tyre nuk hasi më probleme në servis, megjithatë tenisti helvet administroi më së miri avantazhin duke mbyllur 6-4 setin e parë në vetëm 37′. Seti i dytë ishte më i ekuilibruar, sidoqoftë Roger përsëri nuk u përball me asnjë mundësi për break. Pasi pa t’i anuloheshin plot pesë mundësi nga Sock, Federer u shtrëngua të luante një tie break, gjithsesi tenisti zviceran humbi vetëm katër pikë në lojën përmbyllëse, duke përfunduar gjithë takimin me rezultatin 6-4, 7-6. Për numrin 2 të botës që fitoi 90% të pikëve në shërbimin e parë dhe e përfundoi duelin me 28 goditje fituese dhe 20 gabime kjo ishte fitorja e 50 sezonale, sezon ku Roger Federer ka fituar plot 7 turne, duke regjistruar njëkohësisht vetëm katër humbje gjithsej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...