Tenis

Federer i lodhur Miami, e eliminon Kokkianakis

Humbje e papritur e Roger Federer që në raundin e dytë të Mastersit te Miamit. Zvicërani dështoi 1-2 me sete (6-3, 3-6, 6-7) përballë australianit Thanasi Kokkinakis dhe do të humbasë edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme, ku do të kthehet Rafael Nadal.

Federer e fitoi lehtësisht setin e parë me rezultatin 6-3, duke mos humbur qoftë një “game” në 35 minuta lojë, por ra fizikisht në dy setet pasardhës, ndoshta nga lodhja e pjesëmarrjes në Indian Wells, ku humbi në finale.

Kokkinakis e fitoi po 3-6 setin e dytë, ndërsa në atë final Federer u dorëzua në “tie break”. Federer e mbyll me zhgënjim mastersin e Miamit, duke mos arritur të mbronte titullin e fituar një vit më parë.

To Top