Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FC Shkupi me president të ri, synon majat në Maqedoni

Viti i ri nis me ambicje të reja për një prej klubeve më të njohura shqiptare të Maqedonisë. FC Shkupi në 90 vjetorin e krijimit njoftoi edhe transferimin e aksioneve në duart e kompanisë turke “Grup Impeks” që synon ringritjen e skuadrës shqiptare në nivelet më të larta të futbollit në vendin fqinjë. Tre herë kampionët e Maqedonisë kanë shpalosur një filozofi të re dhe presidenti i ri, Shefket Demiri ka shprehur ambicjen që brenda pak viteve, skuadra të rivalizojë me ekipet më të forta të Maqedonisë. Nga fjalët te veprat, brenda pak ditëve nga zyrtarizimi i kompanisë se re që do të menaxhojë klubin, janë bërë edhe lëvizjet e para në merkato. Afrimi i parë ishte ai i 30-vjeçarit, Bllagojçe Ljamçevski dhe më pas me klubin u bashkua edhe talenti nga Kosova, Rron Broja. Mesfushori u transferua nga Trepça 89 ku u shpall kampion vetëm një sezon më parë, ndërsa ai është gjithashtu kapiten i përfaqësueses shpresa të Kosovës. Një tjetër mesfushor me peshë është edhe ish lojtari i Shkëndijës, Stefan Vujçiç. Lojtari gjerman me origjinë kroate ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe mund të rezultojë një lojtar kyç në fazën e dytë të sezonit ku Shkupi do të kërkojë fillimisht të sigurojë qëndrimin në Ligën e Parë pasi momentalisht mban vendin e 6 me 23 pikë. Gjatë fazës përgatitore në Antalia, Shkupi do të luajë 5 ndeshje miqësore, duke nisur nga ajo e datës 25 Janar kundër Qarabagut të Ansi Agollit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...