Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faza e Dytë/ Laçi e Partizani më të mirët, “stonon” Skënderbeu, Kukësi për mbijetesë

Humbja e parë e këtij sezoni, e pësuar në Laç në javën e 14-të të kampionatit konfirmoi momentin jo të mirë të Skënderbeut. Pas lodhjes mes angazhimeve në Kategorinë Superiore dhe në Europa League, skuadra e Ilir Dajës ka humbur shkëlqimin e fazës së parë. Vetëm 6 pikë të grumbulluara në 5 javët e fundit, kur ka nisur edhe faza e dytë e kampionatit, flasin për ecuri prej një ekipi që luan për mesin e tabelës. Megjithatë me 31 pikë në total, korçarët mbeten në krye me 6 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, Flamurtari dhe gjithashtu kanë ruajtur distancën nga rivalët për titull të këtij fillim sezoni, Kukësi dhe Partizani. Por, kjo ka ndodhur falë ecurisë rekord në startin e sezonit.

Skuadrat që janë paraqitur më mirë në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit janë Laçi dhe Partizani. Të dyja kanë grumbulluar nga 10 pikë, pas tre fitoreve, një barazimi dhe vetëm një humbjeje. E ndërsa për të kuqtë kthesa ishte e pritshme pas rikthimit në stol të Starovës, befasia është Laçi. Kurbinasit janë skuadra më e re e kampionatit, por Mezani ka ditur t’u rikthejë entuziazmin talenteve që ka në dispozicion dhe t’i marrë më të mirën ekipit.

Ecuri mjaft të mirë ka edhe Flamurtari, që jo më kot është shfaqur si forca e dytë e kampionatit. Edhe pse në Vlorë nuk pranojnë ende të flasin për garën drejt titullit, fakti është që skuadra e Shpëtim Duros ka grumbulluar 9 pikë në 5 ndeshje dhe më e rëndësishmja është që nuk e njeh humbjen në fazën e dytë. Skuadra që vazhdon të zhgënjejë është Kukësi: vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe 3 humbje të pësuara, nga të cilat dy radhazi. Më keq se veri-lindorët ka bërë vetëm Lushnja, ekipi që i mposhti në shtëpi gjatë fundjavës që kaloi. Ecuri me statistika mbijetese për kampionët në fuqi, që mes analizave dhe kërcënimeve për gjoba për ekipin, apo dorëheqjeve të refuzuara të trajnerit Milinkoviç, ende nuk po arrijnë ta rikthejnë sezonin në binarët e duhur.

SUPERIORE FAZA E DYTË
01. LAÇI 10 (3F 1B 1H)
PARTIZANI 10 (3F 1B 1H)
03. FLAMURTARI 9 (2F 3B 0H)
04. KAMZA 8 (2F 2B 1H)
05. TEUTA 7 (3F 1B 1H)
06. SKËNDERBEU 6 (1F 3B 1H)
VLLAZNIA 6 (2F 0B 3H)
08. LUFTËTARI 5 (1F 2B 2H)
09. KUKËSI 4 (1F 1B 3H)
10. LUSHNJA 3 (1F 0B 4H)

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...