Kupa e Spanjes

Faza 1/8, Barça “peshkon” Celtan, short i lehtë për Realin dhe Atleticon

Përcaktohen çiftet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit në Spanjë, me goglat e shortit që i rezervuan një short të vështirë Barcelonës, por shumë më të lehtë Realit të Madridit. “Blaugranat” do të përballem me Celta Vigon, kundërshtar që vetëm pak ditë më parë i rrëmbeu pikën skuadrës së Valverdes në “Camp Nou”, ndërsa formacioni i Zidane pritet të kalojë pa probleme Numancian. Edhe më i lehtë shorti për Atleticon e Madridit, që goglat i rezervuan si rival Lleida Esportiu. Formentera, skuadra surprizë që eliminoi Ahtletic Bilbaon, këtë radhë do të masë forcat me Alaves. Në sfidat e tjera Valencia është vënë përballë Las Palmasit, Espanyoli do të sfidohet nga Levante, ndërsa Villarreali përplaset me Leganes. Ndeshjet e këtij raundi do të luhen mes datës 3 dhe 10 janar. Për fazën çerekfinale do të hidhet sërish short.

 

To Top