Bundesliga

Favre dhe Nagelsmann favoritë për të marrë drejtimin e Dortmund

Borussia Dortmund ka nisur punën për gjetjen e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “Telefoot”, klubi verdhezi do të zëvendësojë Peter Stöger, i cili nuk ka arritur rezultatet e pritshme deri në këto momente. Dy janë emrat që kryesojnë listën e dëshirave në “Signal Iduna Park”, janë Lucien Favre i Nice si dhe Julian Nagelsmann i Hoffenheim, emra këta që u përfolën edhe për stolin e Bayern Munich.

To Top