Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fassone: Po na bëjnë një funeral të parakohshëm

Pas verdiktit të UEFA-s, që nuk është e bindur nga potenciali i projektit financiar kinez, kuqezinjtë e Milanit duken shumë pranë greminës dhe qëndrojnë vetëm një hap larg pezullimit. Administratori i deleguar i kuqezinjve, Marco Fassone, në reagimin e tij reflekton të gjithë shqetësimin dhe pesimizmin që ka përshirë tashmë klubin e Milanos.

“Sot jemi të hidhëruar, pasi edhe shtypi duket se na ka dënuar me një funeral të parakohshëm nga i cili duket të mos kemi shpëtim. Më duket sikur vendimi tashmë është marrë. Respektoj institucionin e UEFA-s dhe shresoj shumë që kjo të mos rezultojë e vërtetë, por gjithsesi nuk mund të jemi të verbër e të mos shohim se komisioni ka vendosur standarde që për Milanin objektivisht duken të parritshme këtë vit. Prezantuam një dosje prej 150 faqesh dhe shpresoj që të arrijmë te marrëveshja financiare që synojmë. Një akord që do të na kursente sanksionet brenda një kohe të shkurtër. Nuk jemi optimist, por sidoqoftë mbetemi në pritje të një vendimi etik”.

Milani ka një borxh prej 303 milionë eurosh, që ka gjeneruar edhe 50 milionë të tjerë interesa, çka nënkupton se humbjet për këtë sezon i tejkalojnë kufijtë e vendosur nga UEFA. Fassone sqaron se nëse do të kishte aleat kohën dhe do të evitonte sanskionet, brenda 6 muajve do të realizonte skenarin e rifanancimit, që do t’i jepte frymëmarrje Milanit të tij.

“Jemi të detyruar të përballemi me këto vështirësi. Ky është një vit tranzicioni dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për t’ia dalë mbanë. Referuar merkatos së verës, nuk do të ndryshoja asgjë, sigurisht duke evitur një ose dy gabime minimale. Gjithsesi, unë e theksoj se një projekt i ri do kohë që të japë frytet e tij.”

Fassone gjithashtu shton se do të tentojë një tjetër “Voluntary Agreement”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...