Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fassone paralajmëron: Pa Champions, na duhet të shesim

Milani u rikthye te fitorja dje në Serinë A, por zona Champions mbetet ende një mirazh, duke parë që ka 11 pikë më pak se Roma e vendit të 4-t, me verdhekuqtë që kanë luajtur një ndeshje më pak. Krahas problemeve me rezultatin, kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me bilancet, pasi rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga UEFA, për shkak të humbjes së lartë të raportuar.

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone paralajmëron, se pavarësisht vendimit të UEFA-s, nëse kuqezinjtë nuk arrijnë zonën Champions, do të duhet të largojnë ndonjë prej lojtarëve të mëdhenj, për të rregulluar bilancet.

“Nëse nuk arrijmë në Champions, do të na duhet të largojmë ndonjë lojtar të shtrenjtë, për të rregulluar bilancet tona. Edhe nëse përfundojmë në Europa League, situate nuk është fort e këndshme, pasi maksimumi është që të ruajmë këtë organikë. Vetëm pjesëmarrja në Champions na jep mundësinë të investojmë sërish”, tha Fassone.

Mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë po mendojnë seriozisht shitjen e portierit Donnarumma, pasi ai është i vetmi që mund të sjellë në arkat e Milanit rreth 60-70 milionë euro, të mjaftueshme për të rregulluar bilancet. Për portierin ka interes të fortë nga PSG-ja dhe Reali i Madridit, por klubi francez vështirë se do të jetë i gatshëm të paguajë menjëherë kartonin e tij, për shkak se ka të njëjtat probleme si Milani me bilancin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...