Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fakiç: Duam dominimin total, Gavazaj me valixhet gati

Drejtori Sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç foli për mikrofonin e Supersport, në emisionin ‘Gol pas Goli’ në prag të finales së Kupës së Shqipërisë, mes korçarëve dhe Laçit. Ai pranoi se Skënderbeu do të japë maksimumin për të fituar për herë të parë Kupën, ndërsa premtoi se korçarët do të vijojnë dominimin në futbollin shqiptar.

Pse duhet ta fitojë Skënderbeu sot Kupën?
Nëse fitojmë sot Kupën, i bie se i fitojmë të gjitha. Duhet ta mbyllim këtë vit të mrekullueshëm, që rrallë një ekip mund ta përsërisë. Përderisa kemi arritur deri këtu, e kemi seriozisht edhe trofeun e Kupës.

Këtë vit, ndihet sikur Skënderbeu ka një dëshirë më të madhe për Kupën?
Mendoj se Skënderbeu edhe vitet e kaluara ka qenë një ekip që ka treguar cilësi dhe lojë të bukur, në fund janë statistikat që flasin. Mendoj se ky vit është i veçantë, duke qenë se kemi pasur edhe probleme jashtë fushe të klubit, por përsëri ia dolëm me stil. Arritëm të fitojmë edhe kampionatin, u kualifikuam edhe në grupet e Europa League. E filluam nga raundi i parë, dhe arritëm grupet. Ky është një Skënderbe shumë i fortë. Do vazhdojmë të bëjmë ligjin në kampionatin shqiptar.

Cila është skuadra e re e Gavazajt?
Tani jam i detyruar të bëj driblime, por mund të them se Enis Gavazaj është lojtari më i spikatur. Është e logjikshme, me ato statistika dhe ndeshje që ka luajtur mirë, e meriton të transferohet. Po diskutohet për një skuadër nga Austria, e cila ka një emër të madh. Gjithashtu, edhe një ekip nga Kroacia. Vetëm kaq mund të them tani, pasi nuk mund të zbuloj më shumë nga puna jonë.

Mendoni se ka lojtarë në kampionatin tonë që janë në nivelin e Skënderbeut?
Kampionati shqiptar është në rritje, dhe shikojmë një kampionat më të egër dhe me më shumë konkurrencë. Kanë dalë skuadra, si Luftëtari apo Laçi, të cilat kanë prodhuar futboll të bukur. Gjithashtu, kanë nxjerrë edhe futbollistë. Ka disa futbollistë që e kanë arritur nivelin të jenë pjesë e Skënderbeut, të tillë si Dejvi Bregu, apo Abazaj që e shitëm.

Çfarë po ndodh me Jashanicën?
Jemi përballur me shumë probleme këtë sezon. Jashanica do jetë sa më shpejt të jetë e mundur në fushë. Njëherë duhet të rikuperohet nga lëndimi që ka pësuar, i duhen edhe disa muaj. Çështja me dënimin është diçka që rregullohet. Po zbatojmë në detaje çfarë ka ndodhur me Jashanicën dhe unë jam i sigurt që do ta shohim shpejt në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...