Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Eurovolej, Italia kalon në çerekfinale

Italia sigurun kualifikimin për në cerekfinalen e kampionatit europian të volejbollit. Në takimin e fazës së play-off me eleminin direkt, mes Italisë dhe Turqisë, u mbyll me fitoren e të kaltërve me rezultatin e pergjithshëm me sete 3-0. Të kaltërit të cilët vinin si favorit në këtë përballje, arritën të shfaqeshin dominues përballë ballkansve, duke e mbyllur setin e parë me rezultin 25-16. Në setin e dytë, italia shfaqet sërish më këkrues dhe më i vendosur, element që i sollën dhe fitimin e setit pasardhës me rezultatin 25-17. Në setin e tretë, dueli ishte më i ashpër. Turqit tentuan të reagonin, fillimi ishte i mirë për ta, por ekperianca e kundërshtarit bëri që ata të mundeshin sërish, me rezultatin 31-29. Falë kësaj fitoreje italia siguron kualifkimin për në fazën cerekfinale, ku përballë do të ketë kombëtaren e belgjikës.

Dy takimet e radhës në fazën e play off, në kampionatin europian të vollejbollit sollën eleminime surpriz. Kampionët në fuqi, Franca është mundur me rezultatin e përgjithshëm me sete 3-1 në sfidën përballë Rep.Ceke. Këta të fundit fituan setin e parë me rezultatin 21-25, ndërkohë në dytin Gjelat reagojnë shpejt duke barazuar rezultatin me setë.Në të tretin Franca e sheh sërish veten në disavantazh, me Cekët që arrijnë të fitojnë me rezultatin 21-25. Në setin e katërt kampionët në fuqi tentuan sërish të barazonin, por nuk ia dolën dot, pasi Rep.Ceke shfaqet dominuese duke siguruar kualifikimin për në fazën cerek finale, ku përballë do të kenë Gjermaninë. Ndërkohë suprizë ishte edhe eleminimi i kampionëve të botës njëkohësisht edhe vendit mikpritës të këtij eventi Polonisë, përballë Sllovenisë nënkampione e europës. Vëndasit pësuan një disfatë të thellë me rezultatin e përgjithshëm me sete 3-0. Ndërkohë fituesi i këtij cifti, Sllovenia do të ndeshet në gjysëm finalë me Rusinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...