Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Reali fiton El Clasicon, Olympiakosi bie ndaj Bamberg

Reali i Madridit triumfoi 87 – 85 ndaj Barcelonës në El Clasicon Basketbollit në përballjen e raundit të 12-të të Euroleague-s. Një sukses që i mban madrilenet në zonën play – off, pikërisht në vendin e tetë, ndërsa “blaugranat” e koshit vazhdojnë të tregojnë një formë të dobët sezonale me 4 fitore dhe 8 humbje në total. Talenti slloven Doncic, me 16 pikë, 7 asist dhe 6 rikuperime, kishte statistikat më të mira të sfidës, ndërsa Reyes shtoi edhe 14 pikë të tjera për Realin.

Humbje e papritur e Olymiakosit në parketin e Bamberg 67 – 65. Në fillim të periodës së fundit skuadra greke kishte një avantazh prej 10 pikësh, por pikërisht në fundin e takimit amerikani Wrihgt me 20 pikë dhe 7 rikuperime në total bëri diferencën, ndërsa amerikani tjetër Rubit ishte i dyti me statistikat më të mira, me 15 pikë. Gjermanët e Bamberg këcënojnë pikërisht Realin e Madridit për zonën play off.

Pas dy fitoreve radhazi me Bamberg dhe Olimpian e Milanos Khimki bie në parketin e Unicajas 93 – 84. E pamjaftueshme për moskovitët paraqitja e jashtëzakonshme e Shved, që realizoi 28 pikë.

Humbet në Stamboll Fenerbahce, që u dorëzua me vetëm një pikë diferencë 89 – 90 ndaj Zalgiris Kaunas. Kanadezi Pangos mori përsipër lojën e lituanezëve duke shënuar 22 pikë, ndërsa për ekipin turk Vesely dhe Wanamaker u ndalën respektivisht në 21 dhe 19 pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...