Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, triller në derbin e Moskës, CSKA në “Final Four” mes polemikash

CSKA e Moskës fitoi përplasjen e katërt të Serisë ndaj Khimkit me rezultatin e ngushtë 88–89 dhe arrin të kualifikohet në “Final Four” me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Derbi moskovit ofroi emocione të jashtëzakonshme, por edhe polemika për një vendim të gabuar të gjyqtarit 5 sekonda para rënies së sirenës, duke i ndërprerë Khimkit një aksion që do t’i jepte fitoren.

CSKA dominoi në dy periodat e para, madje në startin e të tretës u shkëput +16 pikë, por Khimki falë talentit Shved, që realizoi në mënyrë të pabesueshme 36 pikë në toal, iu afrua përmbysjes së madhe. Fundi i takimit ishte vërtet një triller. Dy trepikësha të realizuar nga Monia dhe Shved, i dhanë avantazhin Khimkit 87-85.

Sergio Rodriguez realizon dy goditje të lira për CSKA-në dhe barazon sërish, por Khimki nuk heq dorë, me Anthny Gill që pëson faull, por shënon vetëm një nga dy goditjen e lira. 15 sekonda para fundit, Cory Higgins shpik një kosh të mrekullueshëm, me CSKA-në që shkon +1 pikë, 88–99.

Pikërisht në këtë moment ndodh diçka e çuditshme. Arbitri gabon, ndal lojën, duke ndërprerë aksionin e Khimkit, që do t’i siguronte fitoren. CSKA, më pas, organizohet mirë në mbrojtje në 5 sekondat e fundit, duke marrë një fitore shumë të vuajtur dhe mes polemikash për kualifikimin në “Final Four”.

Asnjë surprizë në takimit e katërt të serisë mes Realit të Madridit dhe Panathinaikosit. Skuadra spanjolle nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin, me tebelën elektronike që jepte në fund rezultatin 89-82 për madrilenët, ndërsa seria u mbyll me shifrat 3-1. Në gjysmëfinale të Euroleague-s së basketbollit, Reali i Madridit do të përplaset me CSKA-në

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...