Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Khimki mbetet në garë, Reali i merr avatazhin Panathinaikosit

Derbi i radhës i Moskës në fazën play off të Euroleague-s së basketbollit shkoi për Khimkin. Skuadra e drejtuar nga trajneri grek Bartzokas triumfoi 79 – 73 ndaj CSKA-së, që humbi mundësinë për ta mbyllur çështjen e kualifikimit. Tashmë rezultati i serisë së ngushtohet në 2-1, me sfidën e radhës qe e sheh sërish Khimkin skuadër pritëse.

I papërmbajtshëm në këtë takim të tretë talenti i Khimkit Shved, që shënoi plot 27 pikë, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Higgins të CSKA-së, që realizoi vetëm një pikë më pak. Shumë të rëndësishme në suksesin e Khimkit rezultuan edhe 22 pikët e Gill.

Reali i Madridit e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë ndaj Panathinaikosit, duke e mposhtur skuadrën greke 81 – 74 në “WiZink Center” të kryeqytetit spanjoll. Bëri të pamundurën Calathes i Panathinaikosit, duke shënuar 26 pikë, dhënë 4 asite dhe rikuperuar 3 topa nën tabelë, por madrilenët u mbështetën te loja në grup dhe lojtarët e stolit për të marrë një fitore të rëndësishme, që i afron me kualifikimin në “Final Four”. Edhe takimi i katërt i serisë do luhet në Madrid.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...