Basketboll

Euroleague, fitojnë të mëdhatë, Olympiacosi i “frikshëm”

Asnjë surprizë në 5 sfidat e para të javës së 10-të në raundin e 16-të më të mirave të Euroleagues së basketbollit. Diktojnë ritmin Olympiacos dhe Fenerbahce dy skuadrat që sezonin e kaluar disktuan mes tyre titullin kampion me turqit që triumfuan në finalen e madhe duke fituar për herë të parë në histori trofeun e Euroleagues. Gjithsesi në këtë edicion deri tani më mirë është Olympiacos që kryeson renditjen. Skuadra greke regjistroi fitoren e 4-t radhazi dhe të 10-ën në 10 takime pasi triumfoi në transfertën spanjolle përballë Valencias me rezultatin 72-64. 26 pikët e amerikanit Green ishin të pamjaftueshme për spanjollët pasi diferencën e bëri grupi i skuadrës greke. Po kalon një moment të mirë në Euroleague edhe skuadra kampione në fuqi. Fenerbahce Ulker pas një fillimi jo shumë pozitiv mori fitoren e 3-të rresht pasi kaloi pa vështirësi një tjetër skuadër spanjolle, pikërisht baskët e Baskonias me rezultatin 83-69 në transfertë. Kjo ishte fitorja e 7-t për Fenerbahcen që u ngjit në vendin e 3-t për meritë edhe të amerikanit Nunally dhe grekut Sloukas pasi të dy sëbashku realizuan 30 pikë. U rikthye te suksesi Maccabi i Tel Avivit që në Izrael mposhti 81-74 lituanezët e Zalgiris Kaunas. Fantastik amerikani Cole për vendasit autori i 26 pikëve ndërsa e ndihmoi Maccabin edhe me 4 asiste e 5 rebound. Bënë detyrën në sfidat shtëpiake turqët e Anadolu Efes dhe rusët e Khimky-it që kaluan respektivisht Olimpia e Milanos dhe gjermanët e Bambergut.

To Top