Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Fenerbahce-Real Madrid finalja e madhe

Fenerbahce përballë Realit të Madridit. Skuadra turke u kualifikua për të tretin vit radhazi në finalen e Euroleagues aty ku do të synojë të mbrojë titullin e fituar vitin kaluar por sdo ta ketë aspak të thjeshtë sepse do të sfidojë skuadrën që e ka fituar në plot 9 raste këtë kompeticion, më shumë se askush tjetër pikërisht Realin e Madridit. Në Beograd në gjysmëfinalen e parë, Fenerbahce mposhti me rezultatin 76-67, skuadrën surprizë të këtij edicioni të Euroleagues, lituanezët e Zalgiris Kaunas për të kapur finalen e madhe për herë të tretë në këto 3 vite. Turku Muhamed me 19 pikë, 10 prej tyre në fundin e periodës së tretë dhe fillimit të së 4-ës dhe italiani Luigi Datome me 16 pikë dhe 2 rebound ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Fenerbahcen, të pavlefshme ndërkohë në krahun tjetër 16 pikët e kanadezit Pangos për Zalgiris.  Surprizën e mrëmjes në Final Four që po zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë, e realizoi  Reali i Madridit. Skuadra spanjolle nuk shikohej si favorite përballë CSKA-së së Moskës që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë.Los Blancos triumfuan me rezultatin 92-83 në një ndeshje vërtet spektakolare dhe që bëri me zemer 15 mijë e 232 të pranishmit në pallatin e sportit. E udhëhequr nga francezi Nando de Colo, Fenerbahce dominoi periodën e parë duke e mbyllur në avantazhin e 10 pikëve por Reali reagoi shpejt duke marë frenat e lojës në dorë dhe duke përmbysur shifrat përpara pushimit. Me kthimin në parket Los Blancos ishin më të saktë dhe arritën të merrnin një fitore të madhe që i kualifikoi në finale për meritë edhe të Sergio Llull që e mbylli ndeshjen me 16 pikë dhe 5 rikuperime poshtë tabelës. 20 pikët e Nando de Colo i cili rezultoi pikëshënuesi më i mirë i sfidës nuk i mjaftuan CSKA-së për të evituar humbjen me skuadrën ruse që tashmë do të diskutojë finalen e vogël për vendin e 3-të ndaj lituanezëve të Zalgiris.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...