Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, dominojnë moskovitët, Shved 29 pikë për Khimkin

U luajtën 5 takime në raundin e 11-të të Euroleague-s së Basketbollit, me Khimkin që konfirmohet “violinë e parë” në këtë kompeticion. Skuadra moskovite iu impoia 71-77 Olimpias së Milanos në “Mediolanum forum”, ku spikati talenti i skuadrës mike, Shved, që shënoi plot 29 pikë. Jarrells i Olimpias ishte shumë larg lojtarit më të mirë të Khimkit, duke e mbyllur takimin me vetm 17 pikë.

Fiton edhe skuadra tjetër e Moskës, CSKA, pikërisht në parketin e Bamberg. 76 – 92 shënonte rezultati në tabelën elektronike pas rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes, me De Colo që realizoi 20 pikë, ndërsa Clyburn shtoi edhe 15 pikë të tjera për CSKA-në.

Vijon firma e mirë e Maccabit të Tel Avivit, që kaloi jo pa vështirësi 94 – 91 Valencian. Green me 24 pikë, 7 asist dhe 2 rikuperime nuk mjaftoi për spanjollët, pasi falë dyshes Jackson – Thomas (41 pikë në total), skuadra izraelite u shfaq e pjekur në momentet më vendimtare të takimit.

Në derbin spanjoll Baskonia triumfoi 88 – 82 me Unicajan, që po zhvillon një sezon shumë të dobët, me vetëm 3 fitore në 11 takime.

Ndërkohë Zalgiris Kaunas i shkaktoi humbjen e katërt sezonale Panathinaikosit 80 – 74, me Jankunas që shënoi 17 pikë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...