Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Espanyol fiton aktin e parë Madrid-Katalunjë

Espanyol i shkakton humbjen e parë në ‘Wanda Metropolitano’ Atleticos së Madridit, me Los Cholchoneros që u mposhtën me rezultatin 0-2 nga katalanët. Tekniku Simeone kishte preferuar që për këtë takim të linte në stol disa prej lojtarëve titullarë, duke mos dashur të rrezikojë dëmtimin e ndonjërit prej tyre, duke pasur parasysh faktin që më 16 maj do të luajë finalen e Europa Leagues kundër Marseille.

Pjesa e parë e takimit ishte përgjithësisht e qetë, ku dukshëm impenjimi për të finalizuar ishte i paktë. Në pjesën e dytë situata ndryshoi, pasi Espanyol përfitoi nga një zbritje e shpejtë dhe arriti të finalizojë me Melendo në minutën e 53-të. Atletico provon të reagojë, por sulmet e tyre nuk rezultuan efikase.

Për të vulosur fitoren e Katalanëve u kujdes braziliani Leo Baptisato, i cili me një të djathtë potente nga brenda zonës, arriti të ndalte topin në fundin e rrjetës.

Pas humbjes në Kupën e Mbretit ndaj Sevillas, për Atleticon kjo ishte humbja e dytë në ‘Wanda Metropolitano’, ndërsa rezultati i shërbeu si statistikë Espanyolit, pasi nuk luante as për mbijetesë, as për një vend në kupat Europës.

Kështu në pritje të El Clasicos, Barça-Real, Espanyolit fituan përballjen e parë të ditës, mes një skuadre katalane dhe një skuadre madrilene.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...