Kombetare

Është momenti i Gurit, vjen edhe ftesa nga Panucci

Më në fund ka ardhur edhe momenti i Sindrit Gurit, që të marrë një ftesë në Kombëtaren Shqiptare. Ai ka marrë ftesë nga Cristian Panucci për të qenë pjesë e Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore të fundmuajit, ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Sulmuesi shkodran i Kukësit ka qenë një nga elementët më të spikatur këtë sezon në Kategorinë Superiore, teksa është në krye të listës së golshënuesve më të mirë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit.

Për më tepër, vetëm pasditen e djeshme u përcoll lajmi që Guri do t’i bashkohet skuadrës belge të KVV Oostendes, duke filluar nga kjo verë e për 3 sezonet në vijim.

Guri u bë çështje edhe në miqësoren me Norvegjinë, pasi mungesa e ftesës për të shkaktoi debat në opinionin sportiv në Shqipëri, ndërsa pak ditë më parë, Cristian Panucci pranoi se tashmë sulmuesi shkodran do të jetë pjesë e Shqipërisë.

To Top