Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ergys Kaçe luan pak te PAOK-u, largohet në janar për Kombëtaren

 

E ardhmja e Ergys Kaçes është një prej temave të nxehta te PAOK-u, me karrierën e futbollistit që sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë larg klubit nga Selaniku. Pasi e nisi sezonin si protagonist, duke luajtur në ndeshjet e para të superligës greke, për afro tre muaj mesfushori nuk është aktivizuar në ndeshjet e kampionatit nga trajneri Lucescu.

Aktivizimi i tij i fundit ishte ai në ndeshjen e 29 Nëntorit të kaluar, ku PAOK-u fitoi 5-0 në fushën e Aiginiakosit, e vlefshme për Kupën e Greqisë. Situata e krijuar rreth 24-vjeçarit e bën thuajse të paevitueshëm largimin, ndërsa menaxheri i Kaçes ka diskutuar në disa raste me drejtuesit e klubit për këtë situatë.

Në fund duket se palët kanë gjetur dakordësinë se lëvizja më e mirë për të gjithë do të ishte që lojtari të transferohej në një tjetër skuadër gjatë merkatos së Janarit. Me këtë lëvizje Ergys Kaçe synon të gjejë një klub ku të ketë hapësira për të treguar kualitetin e tij, por mbi të gjitha për të qenë në formë dhe të mbajë vendin në Kombëtare për periudhën e përgatitjeve drejt kualifikueseve të Europianit 2020 dhe të Ligës së Kombeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...