Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Erë ndryshimesh te Partizani, revolucioni i kuq ka nisur

Një erë e re po fryn te Partizani. Së fundmi klubi 15 herë kampion ka zgjidhur kontratën edhe me Giovani La Cameran, që bëhet lojtari i pestë që i jep lamtumirën Partizanit nga prurjet e verës së kaluar, të gjithë pjesë e afrimeve të projektit të Moggit. Ish-drejtuesi i Juventusit në ditët e fundit është eklipsuar nga prania Olsi Ramës. Edhe pse klubi i kuq nuk ka zyrtarizuar angazhimin e tij në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vetë vëllai i kryeministrit Rama, pas regjistrimit në kursin për drejtor sportiv, që po organizohet nga FSHF, ka konfirmuar vullnetin e tij për të kontribuar për Partizanin, ndërkohë që është prezantuar në një takim me lojtarët. Klubi i kuq duket se po korrigjon me shpejtësi ato që rezultuan gabimet e verës dhe që komplikuan seriozisht objektivat me një fillim katastrofik të sezonit. Rikthimi i Starovës në stol ka dhënë efektet e para si në rezultate ashtu dhe në hierarkinë e lojtarëve, ndërkohë që trajneri shumë shpejt mund të ketë në ndihmë dhe një videoanalist, rol ky i pambuluar deri më tani. Bëhet fjalë pikërisht për Marko Jovanovic, që deri para pak javësh ishte asistenti i Mladen Milinkovic te Kukësi. Ndryshime të tjera të rëndësishme priten në merkaton e janarit, ku Partizani do të ndërhyjë për të plotësuar organikën me elementë cilësore dhe të mirëstudiuar. Revolucioni i kuq tashmë ka filluar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...