Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Entuziazëm në Kombëtare, Hysaj dhe Gjimshiti gati të mërkurën

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi pasditen e kësaj të marte seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të luhet me datë 26 mars në “Elbasan Arena”. Në këtë séancë, që ishte e para edhe për vitin 2018 ishte i pranishëm dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ndoqi nga pranë stërvitjen e trajnerit Panucci. Që në fillim, Etrit Berisha u diferencua nga grupi për shkak të një shqetësimi fizik, ndërkohë që mungonin Elseid Hysaj, i cili do t’i bashkohet ekipit vetëm këtë të mërkurë, dhe Berat Gjimshiti, që për shkak të një fatkeqësie familjare mori leje nga stafi teknik dhe do të rikthehet sërish të mërkurën në grumbullim. Ndërkohë që u panë mjaft entuziastë gjatë seancës së parë, emrat e rinj të afruar së fundmi nga Panucci, si Bujar Lika, Enis Gavazaj, Kristal Abazaj dhe Herdi Prenga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...