Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Emre Can më pranë Juventusit, por e kërkon edhe Guardiola

Juventusi vazhdon të mbetet tepër aktiv në merkato, ku po punohet veçanërisht për të trasnsferuar në Torino futbollistin e Liverpoolit dhe të Kombëtares Gjermane, Emre Can. Mesfushorit i përfundon kontrata me “The Reds” më fund të sezonit dhe gjasat janë që të mos ketë rinovim, ndaj dyshja drejtuese bardhezi Marotta-Paratici po lëviz me shpejtësi për ta mbyllur marrëveshjen, pasi lojtari pëlqehet shumë edhe nga Pep Guardiola, që dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij te Manchester City.

“Zonja e Vjetër” është e avantazhuar në këtë duel merkatoje me “Cityzens” për dy arsye kryesore. E para, vetë Emre Can pëlqen projektin bardhezi, ndërsa e dyta dhe ndoshta më e rëndësishmja lidhet me faktin që Liverpoolit nuk i intereson të përforcojë një rival të fortë në Premier League, siç është Manchester City.

Juventusi ofroi 30 milionë euro verën e kaluar për këtë lojtar, por marrëveshja mund të mbyllet që në janar për një shifër edhe më të vogël.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...