Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emra të rinj te Italia, Di Biagio publikon listën për miqësoret e luksit

Vetëm 4 muaj pasi nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen për në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, Italia do të rikthehet të zbresë në fushë. Këtë herë në pankinë nuk është më i urryeri Ventura, por përkohësisht Luigi Di Biagio, që ka qenë trajner i Italisë U-21. Ky i fundit do të drejtojë kombëtaren italiane për miqësoret ndaj Argjentinës më 23 Mars dhe Anglisë 4 ditë më vonë, më 27 Mars.

Trajneri i përkohshëm i axurrëve ka publikuar edhe listën me 26 futbollistët që do të grumbullojë për këto sfida, teksa emrat e rinj duket se janë shumë të paktë. Kështu spikat grumbullimi për herë të parë i sulmuesve të rinj, Federico Chiesa i Fiorentinës dhe Patrick Cutrone i Milanit, të cilët po spikatin në këtë sezon në Serinë A. Gjithashtu janë grumbulluar rishtazi edhe Brian Cristante i Atalantës, por edhe mbrojtësi Ferrari i Sampdorias, ndërsa pjesa tjetër janë të njëjtë me ata që grumbullonte edhe Ventura.

Vlen të përmendet se Mario Balotelli ka mbetur sërish jashtë, ndonëse prej ditësh flitej për një rikthim të tij në kombëtare. Gjithsesi, duket se mosgrumbullimi lidhet me shkaqe teknike, pasi me paraqitjen në fushë ish sulmuesi i Milanit dhe Cityt ka bindur te Nice, ku luan aktualisht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...