Serie B

Empoli ‘nxiton’ drejt Serisë A, Vajushi nuk mjafton për Avellinon

Janë luajtur sot dy prej takimeve të prapambetura të Serisë B, ku spikaste sfida mes Avellinos dhe Barit. Për vendasit aktivizohet sulmuesi shkodran, Armando Vajushi, ndërsa për barezët, kapiten është Migjen Basha.

Sfida përfundoi 1-2, ku golit të Vajushit në pjesën e parë, iu përgjigjën Nene dhe Cisse në të dytën, duke përmbysur rezultatin dhe dhënë 3 pikët skuadrës së Bashës.

Sulmuesi shkodran luajti për 62 minuta, ndërsa Basha qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, madje u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në minutën e 86’.
Më herët u luajt edhe sfida mes Foggias dhe Empolit, me këta të fundit që fituan pastër 0-3 dhe tashmë janë shumë pranë rikthimit në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Frederik Veseli mungoi për shkak të një dëmtimi, që po e mban jashtë fushave prej rreth një muaji.

To Top