Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Emocion dhe lot, Julio Cesar i jep lamtumirën futbollit (Video)

Sfida mes Flamengos dhe Atletico Mineiros ishte edhe e fundit për portierin brazilian Julio Cesar, që përfundimisht vendosi të ‘varë dorezat’ në moshën 38-vjeçare pas një karriere vërtetë të lavdishme.

“Kam qarë shumë gjatë kësaj jave, por isha i përgatitur për këtë ditë. U ktheva tek Flamengo me një synim të qartë në kokë. Kisha shumë emocione dhe i thashë lamtumirë futbollit. Shpresoj të kem lënë një trashëgimi pozitive tek njerëzit me të cilët kam jetuar. Çfarë do bëj tani? Do qëndroj pranë familjes sime, pranë mamasë. Falenderimet e tifozëve ishin fantastike. Është e papërshkrueshme, më mbetet vetëm t’i falënderoj”, tha Julio Cesar.

Portieri brazilian kulmin e karrierës së tij e pati te Interi, ku luajti mbi 200 ndeshje dhe arriti të fitojë 5 tituj të Serisë A, 3 Kupa Italie dhe një Champions League, në vitin 2010.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...