Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Emery, elozhe Pastores: Shpresoj të qëndrojë gjatë në Paris

Trajneri i Paris Saint Germain-it, Unai Emery i ka të qarta idetë për lojtarët që dëshiron të ketë në skuadër. Ai theksoi se dëshiron që Javier Pastore të luajë çdo ndeshje, pa rrezikun e dëmtimit dhe se kur ta arrijë këtë vazhdimësi ai mund të jetë i lumtur.

46-vjeçari deklaroi se argjentinasi është një futbollist me talent të madh dhe se është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai shtoi se do të dëshironte që Pastore të qëndronte për një kohë të gjatë në “Parc des Princes”.

Më herët, Pastore deklaroi se e ardhmja e tij në kryeqytetin francez ishte në dyshim, pasi argjentinasi ishte i pakënaqur me minutazhin e paktë në dispozicion. Për Pastoren ka pasur një interes real nga skuadra e Interit, që me rikthimin e argjentinasit në Itali, shpreson të zgjidhë problemin e fantazistit të shumëdëshiruar nga Spalletti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...