Përfaqësuesja

Elite Rounde U-19 / Kosova “bie” edhe ndaj Irlandës, e fundit në Grupin 5

 

 

Përfaqësuesja U-19 i Kosovës është mundur 3-0 nga Irlanda U-19 në ndeshjen e dytë të Grupit 5 në të Elite Round.

Në sfidën e zhvilluar në “Rio Ave” të Portugalisë, ku zhvillohet turneu.  Irlandezët e nisën furishëm takimin duke shënuar që në minutën e 5-të me Obafemin, ndërsa në të 13-ën O’Connor i çoi shifrat në 2-0.

U-19 e Kosovës, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, nuk mundën të ktheheshin në lojë për rezultat pozitiv në pjesën e dytë, përkundrazi pësuan edhe golin e tretë që mban firmën e Rowan.

Kosova mbetet në vendin e fundit në Grupin 5 të Elite Round, me dy humbje (është mundur 5-0 nga Portugalia), ndërsa në takimin përmbyllës do të luajë kundër Sllovakisë.

To Top