Kupa e Gjermanise

Eliminohet Schalke, Kovaç edhe njëherë kundër Bayernit

Mbrëmjen e të mërkurës, edhe Kupa e Gjermanisë ka dhënë verdiktin se cila do të jetë skuadra që do të diskutojë trofeun me Bayernin e Mynihut në finale.

Nuk do të jetë Schalke 04, siç mund të ishte parashikuar pretendent përpara sfidës, por ekipi surprizë i Eintrachtit të Frankfurtit, të drejtuar nga Niko Kovaç, trajner i gjigantit bavarez duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Në “Veltins-Arena” të ekipit mbretëror, të besuarit e Tedescos u dorëzuan përpara një goli të shënuar nga Joviç në minutën e 75-të të takimit për miqtë nga Frankfurti, e pavarësisht se 9 minutat e kohës së rregullt plus 6 shtesë i zhvilluan në superioritet numerik, nuk mundën ta çonin ndeshjen në kohët shtesë.

Në fakt, Schalke 04 e gjeti golin e barazimit në minutën e 94-t, por topi i ndaluar me gjoks nga një lojtar i “bluve”, u konsiderua si i ndalur me dorë nga arbitri i ndeshjes, një vendim që shkaktoi pakënaqësi tek ekipi vendas.

To Top