Kupa e Gjermanise

Eintrachti i Frankfurtit dhe Schalke kualifikohen në gjysmëfinale

Eintrachti i Frankfurtit u kualifikua lehtësisht në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, posi shkatërroi 3-0 Mainzin në sfidën e zhvilluar në “Commerzbank-Arena” të Frankfurtit. Një ndeshje për t’u harruar nga miqtë, që jo vetëm pësuan tre gola, por e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Latza me karton të kuq 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Rebic zhbllokoi takimin që në minutën e 17-të, pas një gabimi të pafalshëm të portierit Adler, që e mbajti topin me shumë se ç’duhet, duke ia dorëzuar kundërshtarit. Përfitoi nga ky moment Wolf, që i dha mundësinë shokut të skuadrës të realizonte një gol të thjeshtë.

I pafat Hack në fillimit të pjesës së dytë. Devijimi i lehtë i mbrojësit të Mainzit mjaftoi për të nxjerrë jashtë loje Adler.

Goli i Mascarell i dha goditjen përfundimtare skuadrës së trajnerit Scwarz, që nuk gjeti forca për të reaguar në minutat e mbetura të lojës.

U kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë edhe Schalke, që mposhti me rezultat minimal Wolfsburgun. Goli që vendosi avancimin e “Bluve Mbretërorë” u shënua nga Burgstaller që në minutën e 10-të.

To Top