Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Edhe Renault zbulon makinën e 2018-ës, RS18

“Renault” është skuadra e radhës që zbulon makinën për sezonin e ri të Formula 1. Quhet “RS18” njëvendëshja që do të pilotohet nga dyshja Nico Hulkenberg dhe Carlos Sainz. Për të parin bëhet fjalë për një rikonfirmim, ndërsa për spanjollin për një fillim të ri, pasi kaloi në fund të sezonit të 2017 nga Toro Rosso te skuadra e Enstone. Ceremonia e prezantimit, ashtu sikurse u veprua edhe nga skuadrat e tjera, u zhvillua online. Në krahasim me makinën e vitit të kaluar, vihet re ngjyra e verdhë më e fortë si dhe theksimi i kontureve të zeza. Ajo që bie në sy është sigurisht prania e sistemit Halo, teksa mungojnë krahët në formë T-je të sezonit të kaluar.

Pas zbulimit të makinës së re, fjalën e mori Drejtori Teknik, Cyril Abiteboul, që theksoi dhe objektivat kryesorë të “Renault”.
“Synimi ynë parësor është të evidentojmë progresin e bërë në të gjitha drejtimet. Gjithçka duhet të përmirësohet dhe ne duhet të vazhdojmë të rritemi. Fatmirësisht, kemi edhe dy pilotë shumë të talentuar dhe ambiciozë. Sezonin e kaluar Nico na dha pikërisht atë që kishim nëvojë, eksperiencën, dijet dhe kapacitenin e tij. Carlos, nga ana tjetër, ka sjellë diçka të re në skuadër.”

Skuadrat që kanë mbetur pa prezantuar makinat e tyre janë Ferrari, Mercedes, McLaren, Toro Rosso dhe Force India.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...