Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Edhe Kosova ‘dashuron’ italianët, kontaktohet Vanoli për stolin

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbylli në vendin e fundit edicionin e parë zyrtar të eliminatoreve dhe tani është vënë në kërkim të një trajneri për të drejtuar ekipin në aktivitetet e ardhëshme.

Albert Bunjaku nuk bindi në performancën e tij, sepse krahas kontestimit nga ana e tifozëve, ai shfaqi probleme edhe me menaxhimin e grupit, duke u grindur me të paktën 5 futbollistë.

Kështu, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, nisur edhe nga eksperienca e Shqipërisë, ka hedhur sytë nga Italia, për të gjetur trajnerin e ardhshëm. Sipas raportimit të mediave italiane, Vokrri është takuar me Rodolfo Vanolin dhe kanë arritur një akord paraprak, për t’i besuar italianit drejtimin e njërës prej kombëtareve më të reja të FIFA-s, e pranuar vetëm në vitin 2014.

Vanoli ka drejtuar kryesisht klube të vogla në Itali dhe jashtë, ndërsa klubi më i madh është Udinese, të cilën e ka drejtuar në vitet 2007-2009. Së fundi, Vanoli ka drejtuar Olimpia Ljubjanën, në Slloveni.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...