Merkato

Edhe Juventus futet në garë për Mesut Ozil

Prej 3 sezonesh Juventus monitoron me interes turko-gjermanin e Arsenalit, Mesut Ozil, kontrata e të cilit me ‘The Gunners’ skadon pikërisht në qershor të këtij viti.

E siç mund të kuptohet në rast se 29-vjeçari nuk do të largohet këtë sezon merkatoje nga skuadra e trajnerit Arsene Wenger, atëherë automatikisht në qershor do të jetë një lojtar i lirë.

Arsenali ka tentuar që t’i bëjë lojtarit ofertën e rinovimit, por pa asnjë përgjigje nga ana e mesfushorit të Kombëtares Gjermane, edhe pse gjatë 5 sezoneve që ka shpenzuar me këtë skuadër, ka fituar 3 Kupa të Anglisë dhe 2 Superkupa.

Tek Ozil projektojnë njeriun e duhur skuadrat më të mëdha europiane dhe në rradhë të parë për të përfituar shërbimet e tij është United i Mourinhos, që ka një konsideratë shumë të lartë për lojtarin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më parë tek Reali i Madridit.

Këtë e vërtetojnë edhe mediet angleze që vetëm pak orë më parë publikuan ofertën shokuese prej 40 milionë eurosh nga ana e ‘djajve të kuq’, një shumë e konsiderueshme për një lojtar në skadencë. Shifër që në rast se do të zyrtarizohet nga Manchester United, do të mbyllte njëherë e mirë çdo diskutim tjetër.

Juventusi i mbështet të gjitha shpresat tek dëshira e 29-vjeçarit për të nisur një aventurë të re, pas eksperiencave të ezauruara në Bundesligë, La Liga dhe Premier League.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.