Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Edhe Arsenali gjen trajnerin? Zbulohet emri surprizë

Nuk është as Allegri, as Ancelotti, as Luis Enrique, pasuesi i Arsene Wenger te Arsenali, por një emër surprizë. Bëhet fjalë për boshnjakun Zeljko Buvac, ish ndihmësi i Klopp, që vetëm dje zyrtarizoi largimin nga Liverpooli, për arsye enigmatike.

Fillimisht u fol se Buvac la ‘The reds’ për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tij me teknikun gjerman Klopp, por mediat boshnjake hodhën dritë mbi një tjetër shkak.

Sipas tyre, 56-vjeçarit i është ofruar stoli i Arsenalit dhe madje mes palëve është arritur akordi, ndaj Buvac do të nisë nga Londra karrierën e tij si trajner i parë.

Trajneri boshnjak është miku më i ngushtë i trajnerit të “të kuqve”, Jurgen Klopp dhe mendohet se është pikërisht ai arkitekti i “gegenpressing”-ut të famshëm që aplikon strategu gjerman.

Klopp e ka konsideruar gjithmonë mikun e tij Zeljko Buvac si trurin e stafit teknik, vndërsa të dy bashkë kanë punuar për 7 vite te Mainzi, 7 te Borusia e Dortmundit dhe prej 2015-ës te Liverpooli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...