Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ecclestone paralajmëron F1: Merrini seriozisht kërcënimet e Ferrarit

Ish-bosi i Formula 1 Bernie Ecclestone paralajmëroi drejtuesit aktualë të këtij kompeticioni, për t’i marrë seriozisht kërcënimet e Ferrari-t. Javën e kaluar administratori i grupit “Fiat Chrysler” Sergio Marchionne deklaroi se Ferrari-t nuk i interesojnë aspak zgjidhjet që kërkon “Liberty Media”, për të garuar me makina të përafërta, me motorë të thjeshtë dhe ekonomikë, pak a shumë si në garat Nascar në Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë 87-vjeçari britanik i cili ka drejtuar Formulën 1 për afërsisht katër dekada mendon se Marchionne nuk është si drejtuesi i mëparshëm i “kokëkuqes” Luca Cordero di Montezemolo, që mund edhe të mos merrej seriozisht, pasi e donte vërtet shumë motorsportin. Në një deklaratë për revistën gjermane “Auto Motor und Sport” Bernie Ecclestone shpjegoi se rasti i fundit është i ndryshëm nga Montezemolo, pasi Marchionne mund të bëjë edhe pa Formula 1, sepse është më shumë i interesuar për aspektin financiar, natyrisht pasi kërkon që t’iu ofrojë rezultate sa më të mira aksionarëve të Ferrari-t. Sipas Ecclestone, Marchionne nuk po bën blof mbi një largim të mundshëm të skuadrës së famshme italiane nga Formula 1, si dhe krijimin e një kampionati alternativ nëse rregullat e “Paktit të Konkordias” që është dokumenti bazë përsa i përket normave teknike të këtij aktiviteti do t’i orientonin ekipet drejt makinave gjithmonë e më të barabarta dhe më të standartizuara. Në fund ish-padroni i Formulës 1 e mbylli intervistën e tij me një shprehje domethënëse, ku lë të kuptohet se Ferrari mund të bëjë edhe pa një kampionat të tillë, por Formula 1 nuk mund të bëjë dot pa skuadrën legjendare italiane. Pakti aktual i Konkordias është i vlefshëm deri në fund të vitit 2020, gjithsesi debatet e shumta lindën pas deklaratës së shefit të grupit Fiat Chrysler, Sergio Marchionne, që në mbrëmjen tradicionale për festën e Krishtlindjes doli hapur kundër Ross Brown, për të cilin 65-vjecari italo-kanadez tha se po bën çmos që të ndryshojë Formulën 1, duke kërkuar rrugë që janë kundër ADN së këtij sporti, madje përveç gjetjes së zgjidhjeve të nevojshme për të kënaqur që të gjitha palët Marchionne atë mbrëmje shkoi përtej duke shtuar se kush mendon se Ferrari po bën shaka është duke luajtur me zjarrin, për më tepër sipas tij ekipi nga Maranello i ka që të gjitha mundësitë për të tërhequr edhe skuadrat e tjera në një kampionat alternativ.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...