Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E papritur në “Zeqir Ymeri”, Kukësi turpërohet 1-3 nga Lushnja

 

Rezultat befasues ne “Zeqir Yemeri” në sfidën hapëse të javës së 14-të të Superiores mes Kukësit dhe Lushnjës. Kampionët në fuqi turpërohen 1-3 nga Lushnja e vendit të fundit, duke dalë ndoshta përfundimisht nga gara për titull. Nga ana tjetër ekipi i Dedjes ndez shpresat për mbijetese, pasi ngjitet në kuotën e 8 pikëve.

Kukësi e nis keq takimit, pasi ndëshkohet me gol që në minutën e 12-të. Krosimi i Metos pas goditjes së lirë gjen kokën e Prençit, i cili devijon lehtë me kokë aq sa për ta dërguar topon në rrjetë.

Vendasit mundohen të reagojnë menjëherë, por lushnjarëve goli u dha zemër dhe ata mbrohen me shumë forca. Rrumbullaku nga distanca dhe Bakaj që nuk arrin tyë devijojë drejt portës pasimin e Gurit shkatojnë panik në zonën e Lushnjës, por rezultati nuk ndryshon më gjatë 45 minutave të para.

Vetëm 2 minuta lojë iu nevojit Kukësit në pjesën e dytë për të gjetur golin e barazimit. Pas një kombinimi të bukur mes Gurit dhe Rrumbullakut, mbrojtësi pason saktë në qendër për Bakajn që nuk fal, 1-1.

Ndërkohë që futbollistët e Kukësit po ngulmonin për golin e dytë, Fatjon Sefa befason vendasit duke kthyer në avantazh Lushnjën me një goditje jo shumë të fortë, por të zgjuar, në rrëzim e sipër, thuasje në vijën e 16 metrave.

E pabesueshmja ndodhi në minutën e 82-të kur pas një mosmarrëveshjeje mes Shametit dhe Hoxhës, Sefa e dërgon topin në rrjetë për golin e 1-3.

Kukësi, i demoralizuar nga ky rezultat i papritur, nuk gjeti forca për ta kthyer rezultatin. Kjo humbje pritet të pasohet edhe me largimin e trajnerit Mladen Milinkovic, i cili nuk e ka më grupin nën kontroll për ta kthyer skuadrën në nivelet më të larta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...