Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E nisi me synimin për të fituar 3 trofe, por Kukësi mbetet “thatë”

Kukësi e nisi këtë edicion të Superiores me petkun e skuadrës kampione të Shqipërisë. Një titull i fituar në frymarrjen e fundit dhe pa pësuar asnjë humbje teksa disfata e parë erdhi në Gjirokastër pasi blutë e kishin siguruar matematikisht trofeun. Eliminimi ne raundin e dytë të Champions Leagues provokoi disa ndryshime thëlbësore. Pejic u largua dhe trajneri Gjoka u shkarkua. Tekniku i sapo ardhur Mladen Milinkovic i nxitur edhe nga e etja ende e pashteruar e drejtuesve deklaroi se kjo skuadër do të kërkonte triumfin në të 3-ija kompeticionet. Tashmë që kampionati po shkon drejt fundit të gjithë objektivat e fillim sezonit humbën rrugën e së vërtetës po ashtu si Milinkovic që dha dorëheqjen në dhejtor.

Në superkupë me Tiranën ishin bardheblutë që u shfaqën si kampion  të vërtetë duke e fituar takimin, megjithëse goli erdhi vetëm në fund. Ecuria në kampionat sidomos në 2 fazat e para i largoi blutë nga ambicia për ta rifituar trofeun, megjithëse në këtë aspekt i duhen dhënë merita absolute Skënderbeut. Ka një fakt interesant që e konfirmon këtë. Kukësi aktualisht ka vetëm 2 pikë më pak se sa kishte në të njëjtën periudhë sezonin e shkuar, por ecuria e korçarëve ka bërë që të kenë një distancë prej 12 pikësh me kryesuesit. Kupa e Shqipërisë ishte shpresa e vetme për të fituar një trofe në këtë edicion, dhe kjo shpresë u zvanit në errësisë. Një eliminim që djeg në palcë, sepse është fakt që Kukësi ka 3 vite që nuk dorëzohet përballë Laçit dhe në 5 sfidat e zhvilluara në këtë sezon ka pësuar vetëm një gol, dhe ai gol e nxorri jashtë kompeticionit. Vendi i dytë është në kasafortë, megjithatë dilema e madhe jo vetëm mes tifozëve por edhe drejtuesve të Kukësit është emëritmi i këtij edicioni, i pranueshëm

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...