Mesjavë e pasur me ndeshje në ekranin e Supersport. Në Spanjë, pas Barcelonës do të jetë radha e Realit të Madridit që mbrëmjen e sotme në orën 21:30 do të presë në Santiago Bernabeu, Athletic Bilbaon. Ndeshjet e kampionatit në këtë fazë të sezonit po shërbejnë si parapërgatitje për duelet në Champions League për Los Blancos të cilët në La Liga maksimumi që mund të arrinë është vendi i dytë. Ndaj ekipit bask, Reali do të jetë më i plotë se në ndeshjen ndaj Malagas pasi në formacionin titullar do të rikthehet ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo. Kupa e Gjermanisë do të mësojë sot finalisten e dytë, pasi në Veltins Arena, Schalke 04 do të presë Eintracht Frankfurt. Të dyja skuadrat synojnë kalimin në finalen e DFB Pokal aty ku i pret Bayerni, edhe pse Schalke është më e favorizuar pasi luan në shtëpi këtë takim ndërkohë që Frankfurti është dobët nga ana psikologjike pasi mësoi lajmin e largimit të trajnerit Niko Kovac drejt Bayernit sezonin e ardhshëm. Në Supersport nuk do të mungojë as kampionati holandez. Pasi festoi titullin kampion PSV-ja do të udhëtojë drejt Kerkrades për të sfiduar Rodën dhe për t’i për bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni, me Eredivisien që luan sot javën e 3-të nga fundi.
Lajme të tjera
Champions League
Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...
Serie A
Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...
Lajme
Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...
Bundesliga
Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...