Kategoria Superiore

E largoi Partizani, Malota drejt Vllaznisë

Renato Malota u la jashtë skuadrës së Partizanit si i panevojshëm, por duket se shumë shpejt do të jetë pjesë e një tjetër skuadre të Superligës.

Qendërmbrojtësi po kërkohet me ngulm nga Vllaznia, që synon t’ia vërë në dispozicion trajnerit Gjoka, për të kompletuar repartin e prapavijës.

Mësohet se palët janë shumë pranë akordit dhe se Malota pritet t’i bashkohet ekipit kuqeblu në Mal të ZI, ku po kryen fazën përgatitore.

Me afrimin e Malotës, por edhe me Sedat Berishën e ardhur pak ditë më parë dhe Pjeshkën, qendra e mbrojtjes shkodrane mund të cilësohet e kompletuar, për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit.

To Top