Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E konfirmon Rummenigge: Heynckes, deri në fund të sezonit

Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri aktual i kampionëve në fuqi të Bundesligës, Jupp Heynckes, do të largohet në fund të këtij sezoni. Rikthimi i Heynckes në stolin e klubit bavarez, pas një starti të dobët të sezonit me Ancelottin, ka rezultuar i suskesshëm, me gjermanët që rigjetën fitoret dhe shënojnë vetëm një rezultat negativ, atë ndaj Gladbach-ut fundjavën e kaluar. Por, pavarësisht punës së jashtëzakonshme, 72-vjeçari nuk ka ndërmend të qëndrojë më “Allianz Arena”, duke e theksuar se marrëveshja e tij ishte planfikuar që në fillim të zgjaste vetëm deri në 30 Qershor të Vitit 2018. Bavarezët duket se projektojnë tashmë për stolin e tyre gjermanin Joachim Low, trajneri që drejtoi Gjermaninë drejt suksesit në Kupën e Botës “Brazil 2014”. Por për 57- vjeçarin interes të madh ka shfaqur edhe Reali i Madridit. Opsionet e tjera që piketon Bayerni, në rast të mosarritjes së marrëveshjes më Low, janë pikërisht Jurgen Klopp (nëse i jep lamtumtirë Liverpoolit) dhe tjetri Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...