Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

E konfirmon Duro: Dejvi Bregu nuk vjen te Flamurtari

Dejvi Bregu nuk do të shkojë te Flamurtari, të paktën jo në merkaton e janarit. Lajmi sensacional vjen nga trajneri i skuadrës vlonjate, Shpëtim Duro. Para një javë klubi vlonjat arriti akordin me Luftëtarin për transferimin e futbollistit, por ka qenë vetë 22 -vjeçari që ka refuzuar një kthim në skuadrën e qytetit të lindjes.

“Afrimi i tij ishte një dëshirë imja. Para një jave arritëm marrëveshjen me Luftëtarin, por pas një kontakti që pata me vetë futbollistin dëshira e tij është që të mbyllë kontratën me Luftëtarin, kështu që të shohim se çfarë do të bëhet.”

Një pistë e rëndësishme e merkatos që sfumohet për Flamurtarin, që ka bërë deri më tani dy goditje të mëdha, duke afruar Muarem Muarem dhe Nedjelkovic. Duro konfirmon një merkato të kujdeshme në vazhdim, megjithatë më parë duhet mbyllur me sukses ky vit. Tomislav Bushic e ka mbyllur para kohe 2017-ën për shkak të dëmtimit, mungesë me peshë ajo e krygolashënuesit kroat për trajnerin, që, gjithsesi, beson te ata që do të thirren në mision për ta zëvendësuar do ta justifikojnë besimin në ndeshjet e mbetura të këtij viti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...