Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E pabesueshme, Milani nuk e preku për 45 minuta topin në zonën e Napolit!

Vetëm 7 pikë të grumbulluara në shtatë javët e fundit në Serinë A, ku në katër prej tyre kuqezinjtë janë mposhtur. Rikthimi i kampionatit, pas ndeshjeve të kombëtareve, vërtetoi edhe një herë tjetër se loja e “Djallit” lë shumë për të dëshiruar. Ndaj Napolit u vërtetua sërish që kjo skuadër nuk e ka stofin e një rivali të fortë për trofe. Një statistikë interesante u regjistrua në sfidën ndaj ekipit të Elseid Hysajt. Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella nuk arriti dot ta prekte topin brenda zonës së Napolit gjatë gjithë pjesës së parë. Këtu ka dicka që nuk shkon dhe duhet zgjidhur sa më parë, sepse një statistikë të tillë e ka regjistruar vetëm Benevento, ekipi më i dobët në Serinë A, në takimin ndaj Juventusit dhe Napolit. Në të tilla kushte, është e domsdoshme që dyshja Mirabelli-Fasone të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën. I pari që në këtë rast ulet në bankën e të akuzuarve është pikërisht trajneri Vincenzo Montella, që, si në cdo pasndeshje, deklaroi se, përtej rezultatit, është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. E si mund të jesh i kënaqur kur lojtarët e tu nuk arrijnë ta prekin topin në zonën kundërshtarë për një pjesë loje!

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...