Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E diela futbollistike në SuperSport

Frika që përcollën ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara u zhduk shpejt dhe Reali i Madridit pa ndonjë sforcim të madh koleksionoi në harkun e vetëm dhjetë ditëve si Superkupën e Evropës ashtu edhe Superkupën e Spanjës. Pas 3 pikëve në Riazor me Deportivon si dhe takimit miqësor me Fiorentinën në Santiago Bernabeu kampionët në fuqi do të luajnë sërish në kryeqytet, ku do të presin në orën 22:15 skuadrën e Valencias. “Los blancos” e filluan sezonin pra pikërisht aty ku edhe e mbyllën edicionin e kaluar dhe natyrisht me një klimë të tillë kaq pozitive drejtuesit me të drejtë synojnë për të fituar gjithcka. Tempullin Madrilen këtë radhë e viziton ekipi i Valencias, që shpesh herë ka rezultuar një klient tepër i vështirë për Realin. Skuadra “merengue” ka fituar 2 nga 4 sfidat në Bernabeu dhe vetëm dy nga shtatë përballjet e fundit ndërmjet tyre në Primera Division, për më tepër Zidane nuk do të ketë në dispozicion dyshen Cristiano Ronaldo – Sergio Ramos, në një kohë që miqtë kanë ndryshuar vërtet shumë nën drejtimin e trajnerit Marcelino Garcia Toral. Më herët në orën 20:15 në rrethinat e kryeqytetit spanjoll do të luhet gjithashtu edhe ndeshja Getafe – Sevilla, takim ku të dy ekipet do të synojnë fitoren e parë në kampionat.

Në Francë kryendeshja e javës së katërt luhet në orën 21:00 në Principatë, ku Monako do të përballet me Olimpikun e Marsejës. Pas kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League ekipi i Rudi Garsisë do të bëj cmos për të dalë mirë nga Stadiumi Luigji i Dytë, ku klubi nga Provansa nuk fiton prej shtatë sezonesh. Në Itali vazhdon të respektohet tradita dhe ndeshjet në fillim të kampionatit do të vijojnë të luhen në mbrëmje, kuptohet për të evituar edhe temperaturat e larta. Në Supersport në orën 20:45 do të keni mundësi të ndiqni plot katër ndeshje njëkohësisht nga Serie A. Në Lombardi do të zhvillohet takimi Milan – Cagliari, një rast i shkëlqyer për tifozët, për të parë debutimin në San Siro, në kampionat të Milanit të ri, ndërkaq po në të njëjtën orë do të luhen gjithashtu edhe ndeshjet e tjera Napoli – Atalanta, Chievo – Lazio dhe Fiorentina – Sampdoria. Ditën e dielë ndeshjet e kampionatit italian do të fillojnë që në orën 18:00, kur do të luhet dueli Torino – Sassuolo.

Në të njëjtën orë në Gjermani do të fillojë takimi përmbyllës i javës së dytë Hannover – Schalke, ndërsa në orën 15:30 Leipzig do të presë në Saksoni ekipin e Freiburg-ut, me ndeshjet e Bundesligës që do të keni mundësi t’i shijoni në Supersport, nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...