Serie A

E ardhmja e Gattusos në dyshim, varet nga kualifikimi në Europa League

Vetëm pak ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2021, por pavarsisht kësaj pas rezultateve të fundit dhe sidomos humbjes turpëruese ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, e ardhmja e Genaro Gattusos në stolin e Milanit është vendosur në dyshim. Kualifikimi në Europa League për sezonin e ardhshëm do të jetë thelbësor dhe do të përcaktojë shumë përsa i përket vazhdimësisë së ish mesfushorit në stolin e kuqezinjëve. Milani aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të në kampionat dhe duhet ta ruajë këtë pozicion edhe pse dy sfidave të fundit për të siguruar direkt kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Leaguje, sepse në rast pozicionimi në vendin e 7-të, Milani do ta niste sezonin shumë herët pasi do të merrte pjesë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Kështu ndaj Atalantës dhe Fiorentinës dy rivalëve direktë për zonën europiane kuqezinjtë duhet të marrin minimalisht 4 pikë për të ruajtur vendin e 6-të dhe nga ecuria e këtyre dy sfidave do të varet edhe e ardhmja e Gattusos. Në rast dështimi te Milani mund të ketë ndryshime radikale në verë dhe bashkë me drejtorin sportiv Mirabelli mund të largohet edhe Genaro Gattuso, për të cilin rreth 1 muaj më parë thuhej se kishte ndryshuar fytyrën kuqezinjëve duke i dhënë një tjetër dimension skuadër por kanë mjaftuar disa ndeshje që gjithçka të kthehet në pluhur e hi dhe pozicioni i Gattusos që sapo ka rinovuar kontratën të vihet në pikëpyetje.

To Top