Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E ardhmja e Emre Can, ende e paqartë

Prej kohësh një prej lojtarëve më të kërkuar të merkatos, Emre Can vazhdon t’i mbajë të gjithë në ankth. 24-vjeçari i Liverpoolit, gjatë një interviste deklaroi se nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij dhe se nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit.

Gjermani, kontrata e të cilit me “the reds” skadon në fund të sezonit, theksoi se nuk ka firmosur me asnjë skuadër tjetër. Ai pohoi se dëshiron ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë dhe se kërkon të shkojë sa më larg në Champions League me Liverpoolin.

Mesfushori tha se menaxheri i tij i ka bllokuar të gjitha tratativat, që ai të mendojë vetëm për ekipin e tij. Destinacioni më i mundshëm i tij është Juventusi, por në ditët e fundit ka qenë edhe Reali i Madridit, që ka shfaqur interes konkret.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...